Google ADS

Kotzias: Opozitat e të dyja vendeve përdorin gjuhë të urrejtjes

15:00 | 21 Korrik 2018
Arbresh.info

“Demokracia e Re” dhe OBRM-PDUKM-ja ushqehen me problemet, kurse ne me zgjidhjet, opozitat në dyja vendet përdorin gjuhë të urrejtjes”, thotë shefi i diplomacisë greke.

Nikos Kotzias, për gazetën javore greke, duke folur për reagimet e dy vendeve, thotë se ajo çka është shqetësuese nuk është mosmarrëveshja rreth marrëveshjes “sepse nga njëra pikë vështrimi, ajo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës së urrejtjes të së djathtës ekstreme’.

“Opozita në të dyja vendet është opozitë që përdor gjuhë të urrejtjes. E përkëdhelin urrejtjen politike në të gjitha dimenzionet: si në brenda, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. “Demokracia e re e refuzon marrëveshjen se sipas tyre gjithçka i kemi dhënë Shkupit. Ivanov dhe partia e tij nuk e ratifikojnë sepse, vendi i tyre është nënçmuar nga Greqia. Nëse ndërlidhet e gjithë kjo, lehtësish mund të konkludohet se në të dyja vendet bëhet fjalë për parti që ushqehen me këtë retorikë, me moszgjidhjen e problemeve, me jo aktivitetin”, thotë shefi i diplomacisë Greke duke drejtuar mesazh për të gjithë qytetarët e Greqisë, që nuk pajtohen me marrëveshjen “që ta lexojnë dhe ta analizojnë mirë” dhe do ta shohin se “a janë reale rreziqet për të cilat thirret opozita”.

Nikos Kotzias edhe një herë e përsërit se cilat janë hapat e të dyja vendeve sipas marrëveshjes, që më pastaj “bashkërisht të ballafaqohemi me urrejtjen, sepse duam të jetojmë në paqe me popullin e shtetit verior”.

Kotzias shton se pjesa më e rëndë e marrëveshjes ka qenë çështja kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqeodni.

“Momenti më i rëndë ishte kur mbaruam me bisedimet, por nuk e shihnin të gjithë ashtu. Ishte rëndë t’i bind BE-në dhe KB-ja, që në fund ndodhi, të mos lejojmë ne që të gjejmë agjendën dhe zgjidhjet. Sepse, sa më shumë janë të përfshirë me deklarata të ndryshme apo qëllim të mirë, aq rëndë ishin bisedimet. Për fat, KB-ja ndihmoi në rolin e tyre, dhe të gjithë tjerët mbetën jashtë bisedimeve. Pika më e rëndë në bisedime ishte çështja e ndryshimeve kushtetuese”, thotë Kotziasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme