Ikona e Romas, Francesco Totti ka pranuar se klubi italian u desh ta shes portierin Alisson te Liverpooli për shkak se nuk mund ta refuzonin ofertën rekorde për një portier.
Reprezentuesi brazilian iu bashkua skuadrës në Premierë Ligë për një marrëveshje nga e cila Roma përfitoi 72.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke ndërtuar një skuadër të re për të ardhmen”, ka thënë Totti për ‘Sky Sport Italia’. “Ne do të përpiqemi për të përforcuar skuadrën sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që Roma mund të garojë në top nivel”
“Alisson? Shifrat në treg kanë ndryshuar, shuma prej 75 milionë euro për një portier ka ndodhur për herë të parë dhe ne nuk mund t’i thonim ‘jo'”
“Më vjen keq që ne kemi humbur njërin nga portierët tanë më të mirë në botë, por ne do të përpiqemi për të ndërtuar një skuadër të fuqishme pavarësisht kësaj”
Alisson nuk është pjesë e skuadrës së Liverpoolit për turneun e tyre në Shtetet e bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?