Luciano Spalletti insiston se Ivan Perisic nuk ka shprehur dëshirë te Interi për largim nga klubi këtë verë.
Perisic tashmë ka dërguar reputacionin e tij në një tjetër nivel këtë verë për shkak se i ndihmoi vendit të tij të arrijë në finale të Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Kroacisë kundër Francës, para se “Blutë” të shënonin dy gola me shpejtësi në pjesën e dytë.
Manchester United ka qenë duke kërkuar shërbimet e Perisicit verën e kaluar dhe pritet nga të gjithë të rikthehen në garën për shërbimet e tij brenda javëve të ardhshme. Por, trajneri i Interit ka hedhur poshtë thashethemet për largimin e Perisicit dhe ka zbuluar se ka folur me sulmuesin shkurtimisht pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
“Në ditët e fundit kam folur me Perisicin pasi përfundoi festimet, ai më tha se është i lodhur në aspektin mendor dhe sa i përket energjisë”, ka thënë Spalletti.
“Ai duhet të rikuperohet, por ai nuk më ka thënë diçka që shqetëson dëshirën e tij për të qëndruar këtu në Milan”
Perisic ka një çmim të lartë në merkaton aktuale të transferimeve pasi raporte të ndryshme besojnë se Interi do të kërkoj 62 milionë funta për shërbimet e tij./arbresh.info/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...