Samsung Galaxy s9 ka bërë hitorinë, por jo për të mirë

13:57 | 21 Korrik 2018
Arbresh.info

Faqja e lajmeve koreane Bell publikoi disa numra të shitjeve që lidhen me Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus. Sipas raportit, numrat e dërgesave të tremujorit të dytë për Galaxy S9 janë më të ulëta se tremujori i mëparshëm, përcjell arbresh.info.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e linjës Galaxy S, e cila është në treg tash e tetë vite.

Konkretisht, Samsung ka dërguar rreth 10 milionë Galaxy S9 në çerek vitin e parë të 2018 dhe pastaj vetëm nëntë milionë njësi në çerekun e dytë. Historikisht, Samsung prodhon e tregton më shumë njësi të pajisjeve të Galaxy S në tremujorin e dytë se sa në të parin, gjë që ka kuptim, sepse telefonat Galaxy S nuk lansohen deri në fund të tremujorit të parë.

Nëse këto shifra janë të sakta, kjo do të thotë se Galaxy S9 kishte një fillim jo të mirë dhe po vazhdon të jetë ashtu. Kjo mbështet edhe pretendimet e mëhershme të analistëve të industrisë.

Samsung e nuk jep asnjë arsye specifike përse S9 nuk po performon, përveç “rritjes së konkurrencës” Kjo ka të ngjarë të jetë e vërtetë, por Galaxy S është mbreti i të gjithë smartfonëve Android; me siguri faji nuk mund të vendoset vetëm në këmbët e konkurrencës.

Samsung Galaxy Note 9 po fillon më 9 gusht, javë më herët se modelet e mëparshme. Nuk është e vështirë të imagjinohet Samsung duke shpresuar që të kompensojë disa prej humbjeve të saj me S9 duke e lansuar Note 9 pak më herët. Por me Note 9 që duket gjithnjë e më shumë si një Note 8.1, a do të mjaftonte kjo?/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme