Briskat e rrojës nuk janë gjithmonë edhe aq lirë, prandaj shumica e femrave e kanë shprehi t’i mbajnë për një kohë të gjatë.
Sidoqoftë, ekspertët bëjnë të ditur se është kruciale zëvendësimi i briskut të rrojës. Jo vetëm për çështje higjienike, por edhe për çështje sigurie.
Sipas ‘Gillette’, mund të jetë e vështirë të dihet saktë kur duhet ta ndërroni briskun e rrojës, megjithatë janë disa shenja të cilat e tregojnë këtë.
P.sh., nëse është i ndryshkur, ka substanca të ndyra mes mprehësve, etj., atëherë është koha ta hidhni në bërllok.
Nëse gjithashtu ka filluar ta humbë mprehtësinë, atëherë duhet patjetër ta ndërroni sepse ju nevojitet ta shtypni më shumë në lëkurë dhe kështu rrezikoheni më shumë nga prerjet dhe infeksionet.
Por, nëse nuk e vëreni asnjërën nga këto shenja, atëherë kompania e rrojës rekomandon ta ndërroni briskun pas më së shumti 10 përdorimeve.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”