Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka marrë asnjë njoftim nga Qeveria e Serbisë, se zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i është ndaluar të vizitojë gjatë kësaj fundjave Novi Pazarin.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë Telegrafit se nuk kanë asnjë konfirmim nga Beogradi lidhur vizitën e Pacollit në Novi Pazar.
“Nuk kemi asnjë konfirmim nga Beogradi”, ka thënë shkurt Zyberaj.
Ndryshe, mediat serbe sot raportojnë se Beogradi zyrtar ia ka refuzuar kërkesën, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, që të shtunën dhe të dielën (21 dhe 22 korrik) të vizitojë Novi Pazarin.
Siç raporton televizioni shtetëror serb, RTS, kërkesa e zv/kryeministrit Pacolli është refuzuar nga autoritetet serbe duke u thirrur në kornizën ligjore të UNMIK-ut.
Pacolli, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, është ftuar nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve të vizitojë Novi Pazarin dhe Rashkën gjatë kësaj fundjave.
Orban dënon sulmin në Zubin Potok, kërkon hetim të paanshëm
Pas Zubin-Potokut, Kurti viziton Vushtrrinë e Obiliqin, ku g...
Sulmi i mbrëmshëm në veri, dënohet edhe nga ministria e Jash...
Sveçla: Emrat e të arrestuarve në lidhje me sulmin s’i kemi ...
Sulmi terrorist në veri, arsenal armatimi i konfiskuar
Tetë të arrestuar në veri të dyshuar për përfshirje në vepri...