Pas finales së Ligës së Kampionëve, Liverpooli humbi besimin te portieri Karius dhe shpenzoi plot 72.5 milionë euro për të blerë nga Roma portierin Alisson Becker.
Gjithsesi e ka kuptuar qartë tashmë se te Liverpooli do t’i shikojë shumicën e ndeshjeve nga stoli, pasi titullar do të jetë pikërisht braziliani.
Për këtë arsye, portieri gjerman është parë të dilte nga një dyqan video lojërash, ku kishte blerë lojëra të reja për Play Station-in e tij, por edhe për telefonin personal.
Mediat angleze nuk e kanë kursyer ironinë me Karius, duke theksuar se gjermani po përgatitet të argëtojë veten, ndërkohë që do të rrijë në stol në pritje të shansit të tij.
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin