Moti sot në Kosovë

07:04 | 21 Korrik 2018
A. B.

Në vendin tonë do të jetë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë se sa ditëve tjera të korrikut.

Në fund të ditës dhe gjatë natës në veri, me zhvillimin lokal të reve, parashikohet shfaqja e stuhive afatshkurtra me bubullimë.

Era do të jetë e dobët e drejtimeve te ndryshme kryesisht jugperëndimore dhe jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 14 në 20 kurse ajo me e larta e dites 28 deri 32 gradë Celsius.

Për shkak të kushteve të pritshme biometeorologjike, pacientët kardiakë mund të kenë probleme. Është e këshillueshme që të shmangen përpjekjet e mëdha fizike, veçanërisht në pjesën më të nxehtë të ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme