Justin Bieber mund të jetë i fejuar me Hailey Baldwin, por ish e dashura e tij Selena Gomez dëshiron një dhuratë nga ai për ditëlindjen që e ka më 22 korrik.
Justin nuk i detyrohet asgjë asaj, por ajo çfarë kërkon Selena nuk është diçka materiale, por burime pranë HollywoodLife kanë thënë se ajo do vetëm paqe dhe qetësi. “E vetmja gjë që Selena shpreson se Justin do t’i japë asaj për 26 vjetorin e lindjes është paqe dhe qetësi. Selena shpreson që Justin të mos i dërgojë asaj asnjë dhuratë, lule apo qoftë edhe një telefonatë ose mesazh”, është shprehur një miku i këngëtares pranë HollywoodLife.
Duke pasur parasysh se Justin tani është një djalë i fejuar, Selena nuk ka pse të shqetësohet sepse mendohet se ai do të respektojë të fejuarën e tij Hailey. “Selena respekton Justin dhe marrëdhënien e tij me të fejuarën”, ka shtuar burimi.
Shpresojë që këto gjëra të shkojnë me të vërtetë në veshin e Justin në mënyrë që të mos shkaktojë dhimbje tek Selena apo dhe tek e fejuara e tij Hailey Baldwin.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...