Shoferi i një kamioni, i cili trafikonte emigrantë të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe, është dënuar këtë premte me burg.
39-vjeçari Constantin Radut pretendoi se 10 emigrantët shqiptarë të kapur nga autoritetet britanike, kishin hipur në trajler fshehurazi, pa dijeninë e tij.
Megjithatë gjatë gjyqit të zhvilluar ndaj tij në gjykatën e Teesside u provua se kjo nuk ishte e vërtetë.
39-vjeçari u shpall fajtor për lehtësim të emigracionit të paligjshëm dhe u dënua me 3 vjet burg këtë të premte.
Radut, me kombësi rumune, u arrestua më 16 Tetor të 2016 në Teesport, pranë Middlesbrought pasi mbërriti me traget nga Zeebrugge e Belgjikës.
Sipas hetuesve, Radut shfrytëzonte punën e tij si shofer kamioni për të futur emigrantë të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Provat e gjetura provuan se pretendimet e tij se shqiptarët ishin futur fshehurazi në mjetin e tij, nuk ishin të vërteta.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën