Mijëra shkencëtarë që specializojnë në inteligjencë artificiale kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zhvillimin apo prodhimin e robotëve që mund t’i identifikojnë dhe sulmojnë njerëzit pa mbikëqyrje të njerëzve.
Demis Hassabis nga Google DeepMind dhe Elon Musk nga SpaceX janë mes dy mijë e 400 nënshkrimeve që dëshirojnë t’i parandalojnë shtetet në ndërtimin e sistemeve autonome vdekjeprurëse, po ashtu të njohura si Ligje (Laws).
Kjo është një lëvizje rishtas e shkencëtarëve dhe organizatave që vënë theksin në rreziqet e lënies në dorë të vendimeve mbi jetën dhe vdekjen e njerëzve te makinat me inteligjencë artificiale.
Thirrjet ndaj qeverive për parandalim, të orkestruara nga organizata me bazë në Boston, The Future of Life Institute, janë për krijimin e normave, ligjeve dhe rregullimeve që stigmatizojnë dhe në mënyrë efikase ilegalizojnë prodhimin e robotëve vrasës.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...