Ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, ka regjistruar fshehurazi klientin e tij teksa diskutonte pagesat për një ish modele të playboy.
Mediat amerikane raportojnë se regjistrimi ishte zbuluar gjatë një kontrolli të FBI në një nga pronat e Cohen, më herët këtë vit, në New York. The New York Times, shkruan se në regjistrim, Trump dhe kohen diskutojnë pagesën për Karen McDougal, që pretendonte se kishte pasur një aferë me Trump.
Regjistrimi, raportohet se është bërë dy muaj para zgjedhjeve. Departamenti i drejtësisë, po heton mbi një sasi parash që u janë dhënë grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie me Trump.
Cohen, që nuk është akuzuar formalisht, është nën hetim për mashtrim të mundshëm me taksat si edhe shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor. Të premten, një tjetër avokat i Trump, Rudy Giuliani, konfirmoi për New York Times se presidenti kishte diskutuar për pagesat me Cohen.
Por, ai tha se asnjë sasi parash nuk është transferuar dhe se vetë regjistrimi përbën një provë të fuqishme shfajësimi. Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016, McDougal, ia shiti historinë e saj National Enquirer, në pronësinë e një miku personal të trump. Ajo thotë se marrëveshja 150 mijë dollarëshe, i dha tabloidit të drejtat ekskluzive për ngjarjen dhe e pengoi atë të flasë publikisht për aferën e supozuar.
Por, The Enquirer, nuk publikoi asgjë dhe ajo thotë se është mashtruar. Ajo pretendon se ka pasur një aferë 10 mujore me trump në 2005, një vit pasi ai u martua Melanian./TCH
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...