Zëdhënënësi i Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë Garrett Marquis tha se administrata nuk e ka marrë në konsideratë propozimin e Moskës për mbajtjen e një referendumi në Ukrainën lindore.
“Marrëveshjet e Minskut janë procesi për zgjidhjen e konfliktit në Donbas dhe këto marrëveshje nuk përfshijnë ndonjë mundësi për referendum. Për më tepër, organizimi i një të ashtuquajturi referendum, në një pjesë të Ukrainës që nuk është nën kontrollin e qeverisë, nuk do të kishte legjitimitet“, tha Garrett Marquis.
Komemente vijnë pasi të premten ambasadori rus në Uashington tha se Presidenti rus Vladimir Putin i kishte bërë një ofertë konkrete për Ukrainën homologut të tij amerikan Donald Trump.
“Ky problem është diskutuar dhe janë bërë propozime konkrete për mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështjeje“, tha Anatoli Antonov, duke iu referuar konfliktit katër-vjeçar.
Zoti Antonov foli pasi kompania mediatike Bloomberg njoftoi të enjten se në takimin e nivelit të lartë të Helsinkit zoti Putin kishte bëri thirrje për mbajtjen e një referendumi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në rajonet e shkëputura të Ukrainës ato të Donetskut dhe Luganskut (pjesë e rajonit të Donbasit) , të cilat kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Duke cituar zyrtarët që morën pjesë në takimet e mbyllura të zotit Putin me diplomatë rusë të enjten, Bloomberg raportoi se zoti Trump i kishte kërkuar presidentit rus të mos e publikonte idenë e referendumit pas samitit të së hënës, për t’i dhënë kohë udhëheqësit amerikan ta vlerësonte atë.
Megjithatë zoti Antonov mohoi që zoti Putin të kishte bërë ndonjë marrëveshje sekrete me zotin Trump në samitin që ka krijuar një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara./VoA/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku