Shpend Ahmeti i shqetësuar me rastin e 71 vjeçarit që vdiq duke punuar në një depo!

19:47 | 20 Korrik 2018
V. S.

Kryetari  i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij  për vdekjen e 71 vjeçarit me inicialet R.S, i cili vdiq në vend të punës duke rrëshqitur nga shkallët e punës në një depo.

Ahmeti lidhur me këtë rast ka disa pyetje. “Pse një 71 vjeçar duhet të punojë në depo?  Pse duhet të punoj punë të rrezikshme? Pse nuk ka mbrojtje? “, pyetjet e të parit të Prishtinës.

Ne një postimi ne facebook, Ahmeti ka thënë se  ky rast është thjeshtë aksident, mirëpo nuk janë të rralla rastet e vdekjeve në vend të punës.

Postimi i plotë:

71 vjeçari me inicialet R.S. humbi jetën në vend pune duke rrëshqitur nga shkallët e punës në një depo. Mediat shpejtë lajmëruan që ai ishte pa kontratë. Por pyetjet për shoqërinë tonë janë më të gjëra. Pse një 71 vjeçar duhet të punojë në depo? Pse duhet të punoj punë të rrezikshme? Pse nuk ka mbrojtje?

Ndoshta ky rast ishte thjeshtë një aksident, por në Kosovë nuk janë të rralla vdekjet në vend pune. E edhe më të shpeshta punët pa kontrata. Edhe më të shpeshta vendet e punës me pagë super minimale.

Me 30 e ca inspektorë nuk mund të inspektohen as për së afërmi te drejtat e punëtorëve në krejt Kosovën. Zgjidhje ka, por nevojitet vullnet dhe gatishmeri për të ndryshuar prioritetet.

Duhet të luftojmë për punë e jetë të dinjitetshme për çdo ditë!

Ngushëllime familjes!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme