Përveç të tjerash, kungulli ndihmon dhe hidraton lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit, gjithashtu pastron edhe aknet.
Për një lëkurë më të mirë, provoni maskën me kungull në shtëpi. Praktike, me pak kosto dhe me efekte pozitive.
Ia vlen ta provoni!
Përbërësit:
1/2 filxhan me tul kungulli
2 vezë (të verdhat)
1 lugë sheqer
1 lugë mjaltë nëse keni lëkurë të thatë ose 2 lugë qumësht bajameje
1 lugë uthull molle për lëkurat e yndyrshme
Përgatitja:
Bëni pure kungullin së bashku me përbërësit e tjerë deri sa të formohet një masë homogjene.
Hidhni vezët dhe sheqerin dhe përziejini mirë.
Aplikoni maskën në fytyrë dhe e mbani për 15-20 minuta. Pastrojeni me ujë të vakët dhe në fund e shpëlani me ujë të ftohtë.
Në këtë mënyrë do të rregulloni pH-in e lëkurës. Rezultatet? Do t’i shihni vetë. Pjesën e mbetur nga maska mund ta ruani në frigorifer./ Shije.al.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...