Aroma e parfumeve në shishe të vogla mbetet gjatë e freskët

19:29 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Mbajtja e shishes gjysmë të zbrazët të aromës së preferuar në dollap i mundëson oksigjenit që ngadalë të hyjë brenda dhe të ndryshojë aromën e molekulave.

Edhe pse parfumet janë të shtrenjta, ekspertët konstatojnë që nuk është e preferueshme të ruhen për raste speciale, përkundrazi, më mirë është që aromën e preferuar ta spërkatni çdo ditë! – transmeton Telegrafi.

Më keq është që parfumin ta mbani në banjë ku çdo ditë u ekspozohet avujve nga kabina e dushit, sepse oksigjeni është armiku natyral i parfumit, shpjegon Francis Kurkdjian, disenjator i famshëm i parfumeve.

Ai thotë që parfumet do të duhej t’i shpenzonim sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Nëse parfumin e bartni çdo ditë, me siguri nuk do të ndryshoni aromën në shishe prej 200 ml, mirëpo Francis këshillon përdorimin e parfumit në shishe nga 35 apo 70 ml, sepse ato qëndrojnë të freskëta edhe tre muaj pas hapjes.

Nëse keni paketim të madh parfumi, të cilin nuk mund ta shpenzoni, futeni shishen gjysmë të zbrazur të parfumit në frigorifer, në mënyrë që të mbajë freskinë e vet, këshillon disenjatori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme