Pas përformacës së saj në përmbylljen e Botërorit “Rusia 2018”, Era Istrefi është kthyer në Kosovë dhe po punon për një këngë të re në shqip, raporton Gazeta Express.
“Bon Bon” ishte kënga që Era Istrefit i dha debutimin në skenën ndërkombëtare. Edhe pse në gjuhen shqipe, kjo këngë arriti që të hy në top listat më të mëdha në botë, përfshirë edhe Billboardin amerikan dhe Chartin britanik.
E të njëjtin sukses, me një këngë tjetër në shqip artistja nga Kosova po planifikon ta përsëris.
Gazeta Express merr vesh se Era Istrefi pas kthimit të saj nga Rusia në Prishtinë ka nisur punën në studio për singelin e ri në gjuhen shqipe. Ajo përveç se me producent të huaj, për këtë këngë po bashkëpunon edhe me të tillë vendor.
Kënga e re në shqip e Erës pritet të lansohet gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që kosovarja dy ditë më parë ka lansuar klipin e këngës “Prisoner”, të gjiruar në Xhamajka.
Ndryshe, Era të premten është dekoruar me medaljen presidenciale nga Presidenti Hashim Thaçi. Shkas për këtë u bë përformanca e saj në Rusi, të dielën e shkuar, në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botërorë të këtij viti.
Era, në Rusi përformojë përkrah aktorit Will Smith dhe raperit latin Nicky Jam, himnin e Botërorit 2018 “Live it Up”.
Pas kësaj përformance vetë Istrefi kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi, në tribunën e stadiumit Luzhniki, ku shfaqej duke bërë me duar shqiponjën dhe e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës./Arbresh.info
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...