Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, rreth 30 deri 60 minuta janë duke pritur për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka më ndalesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM në raportin e rregullt mbi gjendjen e rrugëve.
Përndryshe, trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata.
Nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin në trafik.
Në gryka dhe prerje mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazh, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir dhe Hisar Resen-Bukovë./Telegrafi/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?