Një modele nga Serbia ka irrituar rrjetet sociale, duke postuar një ‘selfie’ me trupin e babait të saj të pa jetë në spital, pas krahëve të saj.
Jelica Ljubicic bëri një foto selfie ndërkohë që i ati ishte shtrirë i pa jetë prapa saj, në shtratin e spitalit. Mediat lokale në Serbi raportojnë se burri ka vdekur pak çaste para se të bëhej fotoja.
Me kokën e tij të varur mënjanë, Jelica është quajtur ‘e sëmurë’ për postimin e asaj fotoje.
“Baba, prehu në paqe. Ne kemi luftuar aq sa mundëm, por nuk është në dorën tonë, – shkruajti modelja. – Në nuk e vendosim dot sa gjatë të jetojmë. Ai na la në moshën 67 vjeçare. Faleminderit për gjithçka. Jam mirënjohëse që jam bija jote dhe që të kisha ty si baba”.
Jelica, e cila e përshkruan veten si këngëtare dhe modele, u detyrua të hiqte foton, pas komenteve dhe kritikave të menjëhershme. Dikush shkruante: “Vetëm një person i sëmurë mund ta bëjë një gjë të tillë.”
Ndërsa dikush tjetër shkroi: “Nuk mund ta besoj se çfarë po shoh e çfarë po lexoj. Jo, nuk ka shpresa për këtë botë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?