Një firmë Britanike ka krijuar një kostum fluturues i cili ngjason me atë të një superheroi në filma dhe ka një çmim prej 443 mijë e 428 dollarë.
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë që të vishni një kostum të ngjashëm me atë të një superheroi dhe të provoni ndjesinë që shihni në ekran, atëherë hidhini një sy këtij kostumi kaq të veçantë.
Që kur u zbulua muaj më parë, shpikësi Richard Browning ka tërhequr investime të larta nga sipërmarrësit e Silicon Valley, por tani ai është duke i dhënë publikut mundësinë për të provuar edhe ata një pajisje të tillë. Browning e ka prezantuar kostumin e tij anembanë botës me shfaqje të shumta në rrugë duke u dhënë mundësinë njerëzve të marrin pjesë në një shfaqje kaq spektakolare, siç është një demostrim i një kostumi fluturues.
Një dyqan i njohur në Londër tashmë është duke shitur versione të personalizuara të kostumit. Por sigurisht që çmimi i këtij produkti që rezulton më saktë të jetë një kostum që të jep mundësinë të fluturosh, sigurisht që ashtu si edhe vet produkti është mjaft i lartë. Gjithashtu vetëm nëntë blerës mund të kenë një version të personalizuar të këtij kostumi, të quajtur ndryshe edhe si kostumi i ‘”Iron Man”, si edhe një kurs rreth mënyrës së përdorimit të tij./21Media
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...