Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të arrestuarve: Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve dy netë më parë në Prishtinë.
Kërkesa për paraburgim është bërë kundër Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas.
Në kërkesë jepet sqarimi në lidhje me arrestimin dhe veprat penale të të pandehurve.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1879104315487985/
“. më datë 18.07.2019 rreth orës 19:00-20:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë pas një kontrolli policor në bazë të informacioneve se personat në kërkim ndërkombëtar gjenden në banesat e Lesnës, Policia e Kosovës e ka bastisur atë rajon dhe një automjet Mercedes ku ishte i pandehuri Mario Millosheviq kanë gjetur një pistoletë CZ99, ndërsa në banesën që ishte duke e shfrytëzuar janë gjetur i pandehuri Gjorgje Paviqeviq dhe e pandehura Laureta Zyba dhe 101 fishekë, një pistoletë, substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe letër mbësthjellëse të narkotikëve, pastaj në banesën ku ka banuar Strahinja Dankoviq janë gjetur substanca narkotike”, thuhet në kërkesën për paraburgim.
Sipas arsyetimit të prokurorisë, gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore- departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës- sektori i hetimeve të krimeve të rënda kundër katër të pandehurve për shkak të veprave penale, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge lidhur me kërkesën ndërkombëtare nga INTERPOL.
“Pas vlerësimit të kallëzimit penal dhe provave materiale, të cilat gjenden në shkresat e lëndës kjo prokurori ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e lartëpëmernedur kanë kryer veprat penale shtije dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar nga INTERPOL për dyshimet e bazuara për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë dhe mbajtje e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse’, thuhet në kërkesë.
Gjithmonë sipas kërkesës për paraburgim, pas vlerësimit dhe analizimit të kallëzimit penal, provave të siguruara, shkresave të lëndës, prokuroria ka kërkuar që ti caktohet masa e paraburgimit të pandehurit Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe kosovares Laureta Zybas.
“Duke pasur parasysh rrethanat, veprat penale, shkresat e lëndës, sjelljet dhe karakteristikat e të pandehurve se janë në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda kjo prokurori ka vlerësuar se me zbatimi i suksesshëm i procedurave për të lartcekurit është paraburgimi”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...