Sipas Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar e njohur si DSIK, nga 800 subjekte rivlerësimi në procesin e vettingut, 200 prej tyre kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.
Ky informacion i konsideruar si sekret, tanimë mund të ndahet me publikun, pasi DSIK dhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të pasurisë, janë të detyruara të japin informacion mbi subjektet që i nënshtrohen vettingut dhe që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrat.
Këtë detyrim e ka përcaktuar Gjykata Administrative, e cila i ka dhënë të drejtë kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që i kishte kërkuar DSIK, informacion statistikor mbi numrin e subjekteve që i nënshtrohen vettingut dhe që kanë rezultuar si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrat.
Gjykata Administrative ka vlerësuar se e dhëna statistikore mbi subjektet që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, ka interes të madh për publikun dhe si e tillë duhet t’u vihet në dispozicion palëve të interesuara./TCH
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...