Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë i shpejt në përgjigje të deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka komentuar se “ndarja e Kosovës do të thotë një luftë”.
Ai ka thënë se shpreson se nuk do të vijë momenti i luftës, por duhet të ketë fokus tek gjetja e një zgjidhjeje.
Fillimisht ngritjen e çështjes së ndarjes së Kosovës, e bëri ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.
Fillimisht, çështja e ndarjes së territorit të Kosovës, u nis nga një intervistë e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Refuzimi i Delawie’s, për të folur nëse ndarja e territoreve mund të jetë pjesë e diskutimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, u nënkuptua si mundësi për ndarjen e territorit të Kosovës.
Por, i qartë ishte ambasadori, ku tha se “ky lajm është i rremë”.
”Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.
Pas tij, menjëherë reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se “çdo ndarje e territorit të Kosovës, nënkupton luftë”.
Haradinaj u sqarua lidhur me atë që ka thënë për deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, lidhur me mundësinë e të qenit territori pjesë e diskutimeve mes Kosovës e Serbisë, shkruan Express.
“Mendoj që është interpretim i gabuar deklarata e Ambasadorit për mediat në Kosovë. Unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë, pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponojnë zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordojnë. Mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër dhe opsion i ndarjes është diçka tjetër. Pra, askush nuk mund ta ndalë dikë në Bruksel me folë. Ambasadori ka thënë se mund të flitet, pra nuk ka thënë se është temë. Amerikanët nuk kanë vija të kuqe, por Amerikanët e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, me këtë territor, me këtë Kushtetutë. Jemi sovran, pra, ju lutem, mos keqinterpretoni me deklarata. Ju siguroj që është keqinterpretim i deklaratave të Ambasadorit”, ka shkruar Kryeministri.
Krejt në fund, Haradinaj tha “Ndarja është luftë dhe unë e di që askush nuk do luftë të re në Ballkan!”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...