Pas formës së shkëlqyer sezonin e kaluar, sulmuesi i “Spursve” është shpërblyer me një kontratë të re.
Favoriti i Tottenham Hotspurit, Heung-min Son është shpërblyer për formën e tij të mirë sezonin e kaluar me një kontratë të re pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Koresë Jugore ka shënuar 18 gola brenda të gjitha kompeticioneve duke i ndihmuar “Spursve” të sigurojnë pozitën e tretë në Premierë Ligë.
“Ne jemi të kënaqur për t’iu njoftuar se Heung-Min Son ka nënshkruar me klubin një kontratë të re, e cila është e vlefshme deri më 2023”, ka shkruar Tottenhami në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter.
Pra, Son do të jetë pjesë e klubit nën udhëheqjen e Mauricio Pochetinos deri në verën e vitit 2023./arbresh.info/
✍️2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣✍️#COYS pic.twitter.com/jUaYHWFzt5
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 20, 2018
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën