Ky është personi që po kërkohet nga Policia, i dyshuar për vrasjen e të vëllait

14:22 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Emrush Gashi është duke u kërkuar nga ana e Policisë si i dyshuar për vrasje.

Emrush Gashi më 14 korrik në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit për shkaqe ende të pasqaruara dyshohet se ka vrarë vëllain e tij 54 vjeçarin me inicialet M. G..

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, me urdhëresë të Prokurorisë së Shtetit, shpall në kërkim Emrush Gashin.

Policia ka apeluar që të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe    044-506- 091.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme