Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot në mesditë janë dorëzuar vet në polici, dy vëllezër të cilët kishin shtënë me armë zjarri para një muaji.
Ngjarja kishte ndodhur më 22 qershor në rrugën “De Rada” në Prizren, ku për shkaqe të panjohura tre persona kanë shtënë me armë zjarr.
“Rreth mesdite, janë vetë paraqitur në polici dy vëllezër F. S. Dhe B. S. të cilët ishin në arrati që nga data 20 qershor pasi kishin kryer veprat penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm; përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje e mbetur ne tentativë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.
“Ngjarja pati ndodhur rreth mesnate në rrugën ‘De Rada’. Në atë kohë ishte arrestuar një person”, përfundon njoftimi i policisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...