Aksident në autostradën Gjevgjeli-Shkup, humb jetën shoferi i kamionit

13:12 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Shoferi 57-vjeçari nga Shkupi dje ka humbur jetën, si pasojë e daljes nga rruga dhe përmbysjes së kamionit në rrugën Gjevgjeli-Shkup.

Siç njofton policia, dje rreth orës 18:30 është raportuar se në autostradën Gjevgjeli-Shkup, S.G (57) duke drejtuar makinën ngarkuese “Mercedes” me gjysëm rimorkio, ka humbur kontrollin nga makina, ka dalur nga rruga dhe është përmbysur.

Pas aksidentit shoferi S.G me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik në Gjevgjeli, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga policia thonë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur arsyet e aksidentit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme