Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar protesta të qytetarëve në vjeshtë.
Ai këtë paralajmërim po e jep për shkak të dialogut në Bruksel, pasi që thotë se Thaçi shkoi në Bruksel pa e përfillur Kuvendin e Kosovës.
Sipas Kurtit, deklaratat e Thaçit se marrëveshjen me Serbinë duan ta rrumbullakësojnë para zgjedhjeve të BE-së në pranverën e 2019, nënkupton që ata janë të interesuar më shumë për BE-në se sa për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
E për shkak të këtyre “keqtrajtimeve” ndaj interesave të shtetit, si i ka quajtur Kurti, qytetarët po detyrohen nga kjo koniukturë politike që të protestojnë në vjeshtë, për të mos e humbur dimrin.
Ky është postimi i plotë i Albin Kurtit në Facebook.
Më 9 korrik 2018, Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar në Kuvend një material me titull “Raporti mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”. Këtë e bëri Qeveria e cila e ka kryeministër Ramush Haradinajn. Mirëpo, Qeveria faktike e cila e ka për kryeministër Hashim Thaçin shkoi në Bruksel te Vuçiqi, pa e përfillur dhe diskutuar fare këtë Raport në Kuvendin e Republikës. Haradinaj është i përfshirë edhe në këtë Qeverinë tjetër, porse këtu vetëm si ministër pa portofol.
Kësisoj, kemi edhe një tjetër Raport të Qeverisë që nuk është raport ndaj Kuvendit por informatë për Kuvendin. Jo për t’i dhënë llogari Kuvendit, por për ta margjinalizuar atë. Ky regjim e do Kosovën si një komunë të vetme për qeverinë formale të Haradinajt dhe si një republikë presidenciale për autokracinë e Thaçit.
E thonë edhe vetë, se gjithçka me Serbinë duan ta rrumbullakësojnë para zgjedhjeve të pranverës 2019 të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, kalendari i BE-së duket se është gjithçka për ta, jo sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës. Ata po na dëshmojnë se nuk janë të interesuar për dialog të brendshëm e formulim kërkesash ndaj Serbisë, për parime dhe kushte të dialogut, për ekip negociator të Kosovës me qëllime të qarta dhe strategji fitimtare.
E kanë veçse hallin e brendshëm personal që u varet nga kalendari i jashtëm politik. Tanimë s’ka pse njeriu flet më për ta a me ta. Kjo koniukturë politike me këtë keqtrajtim që po ia bën interesave jetike të Kosovës po ia imponon sërish qytetarëve të ngriten në demonstrata në këtë vjeshtë, në mënyrë që të mos humbet në dimër edhe ky gjysëm shteti që ka mbetur.
Për përmbajtjen e Raportit, një herë tjetër, mirëpo me këto dy qeveri dhe sjelljen e tyre, kjo përmbajtje tashmë është çështje dytësore.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...