Kim Kardashian përfundon në gjyq

11:07 | 20 Korrik 2018
A. B.

Superylli, Kim Kardashian ka përfunduar në gjyq.

Ajo së fundmi nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” e që më pas u padit për vjedhje të logës nga një kompani tjetër, shkruan Fox news.

Parfumi i saj “KKW” është i vendosur në një shishe të zezë në të cilin shkruan “Viber” nga brenda.

Padia vjen nga një kompani e marketingut në Chicago për përdorimin e emrit dhe logos së njëjtë në brendin e sapo lansuar.

Ajo po ashtu edhe më parë është akuzuar për vjedhjen e parfumit “Body” i cili ishte i ngjashëm me atë të Jean Paul Gaultier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme