Personi në foto është Gaqo Gjini, 38-vjeçari që u arrestua pasditen e së enjtes në Radhimë pasi u konfliktua me policinë. Uniformat blu qëlluan me armë pasi sipas tyre ai i kërcënoi me një thikë. Gjini ka qenë i përfshirë në vjedhjen e bankës BKT në Vlorë dy vite më parë.
Ai, së bashku me Lorenc Gjinin dhe Konstandinos Shakajn, vodhën bankën BKT në lagjen “Hajro Çakërri” më 11 korrik, në Vlorë.
Sipas inventarit të mbajtur nga ana e auditit të bankës atëherë, rezultonte se autorët mundën të marrin prej 6 milionë lekë të reja dhe 33.695 euro.
Lorenc Gjini dhe Konstandinos Shakaj u vunë në pranga, ndërsa Gaqo Gjini jo.
Sot, policia në bashkëpunim me RENEA-n shkuan në banesën e tij t’a arrestonin. Ai tentoi të qëllonte me thikë një efektiv dhe ky i fundit e plagosi me armë zjarri në këmbë. Gjini u shtrua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
E shtëna krijoi panik tek pushuesit në Radhimë, në mes të sezonit turistik.
Sipas njoftimit të policisë, Gjini kërkohej për ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”./lapsi.al
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...