Jurgen Klopp ka lavdëruar Alissonin duke e vlerësuar si “njëri nga portierët më të mirë në botë” pas finalizimit të transferimit të tij në Liverpool.
Alisson iu bashkua skuadrës në Anfield nga Roma pasi kreu me sukses testin mjekësor nën vëzhgimin e stafit të “Redsave” në Melwood, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja prej 72.5 milionë euro e bënë atë portierin më të shtrenjtë në botë, thuajse dyfishë më shumë se tarifa që Manchester City pagoi verën e kaluar për Edersonin.
“Në një pikë javë më parë erdhi mundësia për të nënshkruar me njërin nga portierët më të mirë në botë, më pas ne nuk menduam gjatë dhe të them të drejtën, kishim nevojë vetëm për një bisedë të shkurtër me pronarët”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.
“Ata ishin shumë të ngazëllyer, prandaj ne e arritëm këtë. Mendoj se është diçka që ne duhet ta bëjmë. Ai nuk ka të bëjë asgjë me çmimin, ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë, është tregu, kështu funksionon dhe ne nuk menduam shumë rreth kësaj”
“Sigurisht, në këtë moment shfaq vlerën e portierëve. Mendoj se do të ndodhë shpesh brenda javëve të ardhshme, prandaj ne jemi të lumtur që e kemi atë këtu”
Alisson ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare te klubi në Anfield./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...