Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën e Kombit.
Një 48-vjeçar me inicialet T. Z., duke udhëtuar me një motor ‘Harli Davidson’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës.
Për pasojë, 48-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin T. Z., vjeç 48, pasi dyshohet se në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në Reps, duke drejtuar motorin “Harli Davidson”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësin e rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...