Mbi 71 mijë persona në Filipine janë zhvendosur në zona të sigurta për shkak të një stuhie që ka përfshirë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreziqet nga stuhia tropikale “Henry” kanë shkaktuar zhvendosjen e 71.310 personave, njoftoi Agjencia Kombëtare e Katastrofave e Filipineve, raportojnë mediumet lokale.
Në njoftimin e agjencisë thuhet se mbi 19 mijë familje që jetojnë në rajonet e rrezikuara janë shpërngulur në 59 pika të sigurta dhe se janë duke u plotësuar nevojat e tyre.
Siç njoftohet, 152 shtëpi kanë pësuar dëme deri më tani si pasojë e stuhisë, ndërsa evakuimet kryhen pasi është paralajmëruar rritje e intensitetit të saj.
Ndryshe, mbi 120 persona në Filipine kishin humbur jetën vitin e kaluar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga tajfuni tropikal Tembin (Vinta).
Çdo vit Filipinet përfshihen nga afër 20 tajfunë dhe stuhi që burojnë nga Paqësori.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...