Nga Elez Biberaj (drejtor për Euroazinë në Zërin e Amerikës)
Letër për poetin e famshëm me rastin e ditëlindjes
“Zëri i Amerikës ka shërbyer si një dritë shprese gjatë periudhes së errët të komunizmit dhe ka dhënë një ndihmesë modeste në shembjen e komunizmit dhe tranzicionin historik të shqiptarëve drejt një qeverisjeje pluraliste dhe demokratike. Një pjesë e kësaj ndihmese i takon poetit Hamit Aliajt dhe këngës së tij “N’Dardani bjen një tupan!”
Menjëherë pas emërimit tim si shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës në shtator 1986, kam filluar zbatimin e një plani “strategjik,” të cilin e kisha përpiluar me kujdes disa muaj më parë dhe që bazohej në studimet e mia mbi çeshtjen shqiptare dhe mbi rolin që radio transmetimet e huaja perëndimore kishin luajtur në nxitjen e reformave dhe përhapjen e frymes demokratike në vendet e bllokut sovjetik. Synimi ishte që “Zeri i Amerikës” të luante rolin e një faktori ndikues, një faktori ndryshimi nga jashtë, duke mbeshtetur hapur mendimin alternativ dhe duke nxitur idealet e një shoqërie të lirë, pluraliste dhe demokratike në Shqipëri dhe në Kosovë. Pjesë e planit tim “strategjik” ka qënë edhe përdorimi i një pjese të veçantë muzikore me të cilen do të identifikohesha përsonalisht dhe që do t’u paraprinte reaporteve, intervistave, dhe analizava të mia politike. Dhe për këtë kam zgjedhur siglen e këngës së poetit të shquar Hamit Aliaj “N’Dardani bjen një tupan!” të kenduar nga Gezim Nika dhe kompozuar nga Kol Susaj. Siglen e kësaj kënge e kam përgatitur disa javë para se të filloja detyren si shef i seksionit shqip dhe kam filluar ta perdori qysh javen e parë në detyrë. Sigla ka qënë shumë e shkurtër, nën 20 sekonda, kështu që është kopjuar disa herë që perfundimisht te arrinte në 45 sekonda. Këtë sigël e kam përdorur pothuajse eksluzivisht gjatë një periudhe 15-vjeçare (pas fillimit të transmetimeve televizive në Nëntor 1999, ajo është perdorur më rrallë, dhe pas largimit tim si shef i seksionit shqip në prill 2004, nuk është perdorur më). Në disa raste, zakonisht më 28 nentor, “N’Dardani bjen një tupan!” është transmetuar e plotë. Këngen “N’Dardani bjen një tupan!” e kam degjuar përherë të parë në vitin 1983. Kjo këngë më ka ngjallur emocione të papershkrueshme dhe menjeherë kam rënë tmerrsishte “në dashuri” me të. Asnjë këngë tjetër, sipas mendimit tim, nuk pasqyronte më dënjësisht sfidat si dhe shpresat e kombit tonë aq të vuajtur. “N’Dardani bjen një tupan!” përputhej plotësisht me mesazhin që unë po përpiqesha t’ju transmetoja degjuesve: mos të humbnin shpresë se më në fund aspiratat e kombit shqiptar për liri e demokraci do të permbushenin.
Zeri i Amerikes ka sherbyer si një dritë shprese gjatë periudhes së errët të komunizmit dhe ka dhënë një ndihmese modeste në shembjen e komunizmit dhe tranzicionin historik të shqiptarëve drejt një qeverisjeje pluraliste dhe demokratike. Një pjesë e kësaj ndihmese i takon poetit Hamit Aliajt dhe këngës së tij “N’Dardani bjen një tupan!” Këngët e Hamit Aliajt kanë frymëzuar shqiptarët brenda dhe jashtë Atdheut në periudhat më kritike të kombit tonë.
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...