Google ADS

Kalon ligji i shumëdebatuar, shpallet shteti-komb i hebrenjve

15:49 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Parlamenti i Izraelit miratoi të enjten një ligj që përcakton se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend, vendim që pjesëtarët e pakicës arabe e quajtën me prapavijë raciste dhe që e kthen vendin në një regjim aparteidi.

Ligji që sanksionon “kombin-shtet të hebrenjve” në favor të cilat ishte shprehur qeveria e krahut të djathtë u miratua me 62 vota në favor, 55 kundër, ndërsa dy prej 120 anëtarëve të parlamentit izraelit abstenuan. Disa deputetë arabo-izraelitë reaguan ashpër duke grisur kopjet e tekstit pas votimit, raportojnë angjesitë vendase të lajmeve të cilat u referohet Respublika.

“Ky është një moment përcaktues në historinë e sionizmit dhe shtetit të historisë së Izraelit”,deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu para parlamentit. Ligji, i cili ka rëndësi simbolike, pasi u miratua 70-vjet pas themelimit të shtetit të Izraelit. Ai thotë se “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ai ka të drejtën ekskluzive të vetëvendosjes”

Ligji zhvesh arabishten si gjuhë zyrtare të barabartë me atë hebreje duke i lejuar përdorimin vetëm në disa institucione shtetërore. Arabo-izraelitët janë pothuajse 20 për qind e popullsisë së Izraelit. Versionet e mëparshme të tekstit ishte edhe më ekstreme. Kritikët brenda dhe jashtë vendit kanë treguar se ato nxisin hapur diskriminimin kundër arabëve izraelitë, të cilët ankohen prej vitesh se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kritikët e qeverisë së djathtë izraelite theksojnë se ligji do të thellojë edhe më tej ndjenjën e tjetërsimit të pakicës arabe.

“Ne shpallim me tronditje dhe pikëllim vdekjen e demokracisë”, tha për gazetarët deputeti Ahmed Thimphu. Ndërsa Netanyahu duke mbrojtur ligjin deklaroi; “Ne do të vazhdojmë të garantojmë të drejtat civile në Republikën e Izraelit, por shumica vendos. Shumica absolute dëshiron për të sigurojë karakterin hebre të shtetit tonë për brezat dhe gjeneratat e ardhshme”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme