Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit është ndërprerë për shkak të mungesës së shumicës parlamentare.
Ai ka thënë se koalicioni i tashëm qeverisës nuk ka pasur asnjëherë shumicën, përveç në ditën kur u zgjodh Qeveria. Sipas tij, Kosova nuk mund të qeverisët nga pakica, andaj ka thënë ai, LDK do të punojë drejt organizimit të zgjedhjeve të lira.
Ky është komenti i tij i plotë:
Grupi Parlamentar i LDK-së
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare. Në fakt, ky koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria. Vendi nuk mund të qeveriset nga koalicioni i pakicës, i cili nuk ka legjitimitet. Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore.
Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia. Gjuha e ashpër dhe fyese e koalicionit të pakicës ndaj partive opozitare e thellon më tutje krizën institucionale.
Ne ftojmë për përgjegjësi politike dhe institucionale nga të gjithë. Ne do të punojmë me të gjitha forcat politike opozitare dhe forcat e tjera progresive në Kuvendin e Kosovës që të dalim nga kjo krizë institucionale, vetëm përmes organizimit të zgjedhjeve të lira. Insistimi për të vazhduar me këtë dhunim të demokracisë do të dëmtojë proceset afatgjate politike në Kosovës.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...