Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriminingut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.
Kapitulli i parë: Lëvizja e lirë e mallrave
Ky princip sipas Komisionit Evropian do të thotë se mallrat duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër, gjithashtu brenda BE-së. Në të gjithë shtetet anëtare, ligji dhe rregullat tjera duhet të jenë të njejta. Ligjet e harmonizuar për produktet duhet të jenë të njejta pas çdo procesi të skriningut në shtetet e BE-së. Për këtë kapitull të skriningut duhet shumë kapacitete administrative dhe fuqi intelektuale. Zbatimi i ligjeve do të thotë edhe matje horizontale dhe procedurale në standardizim të të dhënave të akredituara dhe vendosjen e rregullave të përbashkëta të tregut.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend.
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...