Google ADS

E pranon Thaçi, s’po mund e rikthejmë mbështetjen për ushtrinë

15:08 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk po mund e rikthejnë mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në ushtri.

Ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, ka thënë se nuk duhet humbur mundësia për marrëveshje me Serbinë, në kohën kur kemi vëmendjen e BE-së dhe SHBA-së, pasi në të kundërtën mund të ndodhë siç ndodhi me e FSK-në, që humbëm rastin për ta bërë ushtri.

Sipas tij, në vitin 2014, është humbur shansi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të politikave populiste apo elektorale të një spektri të caktuar politik.

“Shikoni tash, e kemi humbur atëherë momentumin e mbështetjes së plotë dhe unike ndërkombëtare, të miqve tonë dhe tash as atë mbështetje s’po mund e rikthejmë sepse bota po ndryshon dhe ne mendojmë se e gjithë bota vrapon pas neve dhe na shikon neve dhe mendon se çka mendojmë ne. Ne duhet të ecim me kohë e ndonjëherë të pretendojmë të jemi më të shpejt dhe të jemi të sigurt sepse nëse ne jemi të përgjegjshëm, nëse ne jemi unik, nëse jemi ata që i kryejmë obligimet që i kemi marrë para qytetarëve në përputhshmëri me vizionin euro-atlantik ia lehtësojmë edhe mbështetjen e miqve tonë”, tha ai.

Thaçi shtoi se në vitin 2014 ka qenë pajtueshmëria e plot e NATO-s dhe gjithë partnerëve për transformimin e FSK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme