Larja e rregullt e dhëmbëve, shpëlarja e gojës, pastrimi me fije dhe kontrollet e rregullta te dentisti janë shumë të rëndësishme për të patur dhëmbë të shëndetshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi ushqimeve që konsumojmë në jetën e përditshme. Të gjithë e dimë tashmë se pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe çokollatat nuk janë ushqime të mira për dhëmbët tanë, por ekzistojnë disa ushqime të tjera të cilat i dëmtojnë më shumë “perlat tona” të bardha.
Dentisti Peter Chuang na zbulon disa ushqime të cilat dëmtojnë dhëmbët tanë.
Nuk mund ta mohojmë që frutat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë por frutat si portokalli, limoni apo grejpfruti përmbajnë shumë acid citrik i cili ndikon në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Në vend të këtyre frutave doktor Chuang rekomandon konsumimin e mollëve ose bananes.
Makaronat
Nëse i konsumoni makaronat me salcë domatesh duhet të bëni shumë kujdes pasi domatja përmban shumë aciditet, sidomos salca e konservuar e domateve ka një përqëndrim më të lartë të aciditetit. Në mënyrë që të keni dhëmbë të shëndetshëm përdorni salca natyrale ose thjesht vaj.
Kokoshkat
Dentistët përmendin se nuk duhet të shqetësohemi vetëm për ushqimet që përmbajnë aciditet por edhe ushqimet që janë shumë të forta si kokoshkat, pasi konsumimi i tyre mund të çojë krisjen apo thyerjen e dhëmbëve, sidomos kokoshkat e karamelizuara të cilat përmbajnë sheqer ngjitës dhe të fortë.
Turshitë
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja janë ushqimet e fermentuara si turshitë të cilat për shkak të aciditetit shumë të lartë që përmbajnë shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...