Penalltia e akorduar në favor të Francës në finalen e Botërorit me Kroacinë pas prekjes së topit me dorë të Perisiç ka bërë që të shpërthejnë shumë polemika, të cilat duket se po vazhdojnë ende.
Ish-arbitri gjerman Thorsten Kinhofer ka bërë një propozim kurioz për fashitjen e polemikave për episode si ajo e Perisiçit në finalen e 15 korrikut.
Sipas tij, topi i prekur me dorë në zonë nuk duhet të sanksionohet me penallti, por me goditje dënimi pranë pikës ku ka ndodhur episodi. Ai shtoi se 11-metërshi të akordohet vetëm në rastet kur ka prekje të topit me dorë mbi vijën e portës.
“Një zgjidhje e tillë do të hiqte presionin mbi arbitrin dhe ndëshkimi nuk do të ishte kaq i rëndë”, tha Kinhofer për të përditshmen gjermane “Bild”.
Ai e bëri këtë propozim duke u bazuar edhe te normativat e hendbollit.
Kinhofer në karrierën e tij ka gjykuar 213 ndeshje të Bundesligës në periudhën 2001-2015 dhe ka qenë arbitër i FIFA-s në 2006-2013, kohë kur ka gjykuar 28 ndeshje ndërkombëtare për klube dhe përfaqësuese.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë