Të gjithë duam të kemi një bark të sheshtë, por nga ana tjetër, shumë pak prej nesh kanë vullnet që të kryejnë stërvitje, ngrenë peshë, bëjnë muskuj barku…
Për të luftuar dhjamin dhe bërë muskuj barku, instruktorët e palestrës thonë se nuk mjafton që të bëhen vetëm ushtrime rutinë, transmeton Shendeti.com.al.
Ngrini pesha
Për të djegur kaloritë, nuk mjafton vetëm të ushtroheni fort deri sa të djersini. Ngritja e peshave gjithashtu ndihmon për të djegur dhjamin në bark. Bëni një sesion prej 30 minutash ngritje peshe dy herë në javë dhe do të vini re ndryshime.
Trajnimet e forcës janë të mira pasi optimizojnë nivelet natyrale të testosteronit dhe hormonit të rritjes – hormone këto që na mbajnë në formë.
Kontrolloni dietën ushqimore
Nëse bëni palestër, por nga ana tjetër, konsumoni ushqime të larta të kalori dhe të ulëta në lëndë ushqyese, nuk do të vëreni ndonjë ndryshim në bark.
Hapi i parë: Zëvendësoni ushqimet e shpejta me fruta, perime dhe ushqime të ulëta në kalori e të larta në lëndë ushqyese. E dyta, normalizoni nivelet e sheqerit në gjak duke kombinuar proteinat dhe karbohidratet në proporcione të duhura në çdo vakt.
Kur balanconi karbohidratet me proteinat, do t’i mbani nivelet e sheqerit nën kontroll. Kur këto nivele janë të qëndrueshme, kaloritë që merrni do të digjen për energji dhe nuk do të ruhen si dhjam.
Rrisni intensitetin për çdo ushtrim që bëni
Trajnimet me interval dhe intensitet të lartë janë akoma popullore për një arsye të rëndësishme: Është një mënyrë efikase për të arritur sa më shpejtë rezultatet në djegien e dhjamit në bark.
Për të djegur dhjamin në bark, ju duhet të maksimizoni numrin e kalorive që ndiqni dhe përshpejtoni metabolizmin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...