Ministri i jashtëm maqedonas nesër në Kosovë, takon Pacollin

14:09 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.

Takimi zhvillohet nesër (e premte, 20 korrik 2018) me fillim në ora 13:15 në ndërtesën e MPJ-së.

Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje, ndërsa konferenca e përbashkët për media do të mbahet në orën 14:00 në ndërtesën e MPJ-së, kati i parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme