Pas 15 orësh pas mbarimit të takimit të liderëve në përbërje të zgjeruar, para pak kohësh në Klubin e deputetëve filloi raundi i bisedimeve, kësaj radhe vetëm midis liderëve edhe atë, kreut të LSDM-së Zoran Zaev, kreut të BDI-së Ali Ahmeti, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kreut të njërit krah të Besës, Bilall Kasami.
Këtë format të takimit të liderëve mbrëmë e kërkoi Mickovski, pas braktisjes së mbledhjes.
Pritet edhe sot liderët partiakë të diskutojnë për përbërjen e KSHZ-së dhe referendumin e ardhshëm në vjeshtë për emrin, e veçanërisht për formulimin e pyetjes së referendumit.
Në takimin në Klubin e deputetëve Zaev shoqërohet prej zëvendëskryeministres Radmilla Shekerinska, Mickoski është me profesoreshën Tanja Karakamiesheva, Ali Ahmeti është me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, ndërsa Kasami shoqërohet nga Katriot Haxhirexha, transmeton Medial.mk.
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të mbrëmshëm të liderëve kumtoi se pyetja e referendumit mund të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? dhe se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.
Ai mbeti i zhgënjyer që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e braktisi takimin vetëm një orë pas fillimit duke thënë se është joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj përfaqësuesve të të gjitha partive politike të cilët ishin në bisedat edhe ndaj qytetarëve.
“Si proces mbrëmë bisedova me liderët e partive politike dhe i informova për formulimin e mundshëm të çështjes së referendumit e cila do të ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke e pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, deklaroi Zaev.
Vendimi, shtoi Zaev, konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum.
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?
Policia shqiptoi 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjila...
Analiza e DW/ Samiti i Komunitetit Politik Evropian, nën hij...