Bayerni ëndërron Dybalan

14:17 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Tani pasi përfundoi Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ është koha për befasitë e mëdha në tregun e transferimeve.

Në edicionin e fundit online të Gazzetta dello Sport, është publikuar një lajm mjaft i bujshëm.

Paulo Dybala është ëndrra e Karl Heinz Rummenigges të Bayen Munichut.

Por, marrëveshja do të jetë shumë e vështirë pasi Zonja e Vjetër nuk ka asnjë qëllim për të shitur numrin 10 të tyre.

Kampionët italian nuk e shikojnë problem ardhjen e Cristiano Ronaldos, klubi italian beson se dyshja do krijojnë një bashkëpunim fantastik në sulm.
Më herë për argjentinasin kishin shfaqur interesim edhe Juventusit, por duket se skuadra e Jurgen Klopp është tërhequr tashmë.

Në sezonin e fundit 24-vjeçari ka shënuar 22 gola në 33 paraqitje në Serie A.

Të ngjashme