Google ADS

Policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm

13:31 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media njofton për aksionin që ka ndodhur dje pasdite e që rezultoi me katër të arrestuar, dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një femër shtetase nga Kosova.

Ata kërkoheshin nga Interpoli si të dyshuar se janë të përfshirë në vrasje.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, me datën 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.

Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:

· M. M. lindur me 1981 mashkull/shtetas i Malit të Zi

· J. P. lindur me 1988 mashkull/shtetas i Malit të Zi

· S. D. lindur me 1996 mashkull/shtetas i Serbisë

· L. Z. lindur me 1995 femër/shtetase e Kosovës

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme