Google ADS

Thaçi: Në javët e ardhshme shoh pengesa më të mëdha nga Serbia

12:37 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se edhe ai edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë të vetëdijshëm se bllokimi i dialogut mund të sjellë në situata të vështira dhe incidente.

Mirëpo, ka shtuar se në javët e ardhshme sheh pengesa më të mëdha nga Serbia, raporton arbresh.info.

“Të dy presidentët jemi të vetëdijshëm se bllokimi i këtij dialogu mund të sjell në situata dhe incidente. Në javët e ardhshme unë shoh se do të kemi pengesa më të mëdha nga Serbia, por unë mendoj se do të arrijmë një marrëveshje sepse këtu po angazhohet BE-ja dhe SHBA-ja. Arritja e marrëveshjes është disfatë e ideologjive jo perëndimore”, është shprehur Thaçi në një konferencë për media./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme