Thaçi: Askush nuk mund ta devijoj të ardhmen evropiane të Kosovës

12:20 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se askush nuk mund ta devijoj të ardhmen evropiane të Kosovës.

Thaçi në një konferencë për media ka thënë se vendimi i djeshëm i BE-së për të dhënë rekomandimin pozitiv për vizat për Kosovën nuk është diçka që BE i ka falur Kosovës apo që i ka dhënë si dhuratë, raporton arbresh.info.

“Kjo nuk është diçka që BE i ka falur Kosovës ose i ka dhënë dhuratë, është sukses i Kosovës. Vlerësimi i BE-së se Kosova ka përmbushur këtë kriter suksesshëm është dëshmi më e mirë se institucionet e Kosovës janë efektive, efikase dhe të vendosura për rend dhe ligj. Liberalizimi i vizave është një proces i pandashëm për të gjithë njerëzit. Na mbetet neve si institucione pa dallim të kontribuojmë për shpejtimin e këtij procesi”, është shprehur Thaçi.

Ai ka shtuar se sot ka takuar përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë të cilët i ka përgëzuar për punën që kanë bërë për të arritur deri këtu dhe se gjithashtu ka kërkuar nga ata edhe më shumë punë në të ardhmen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme