“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.
Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi shkruan Vijesti.me Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.
Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi. Kurse Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.
Një dëshmitar i gazetës malazeze Vijesti ka thënë se në banesën e të dyshuarve është gjetur armë dhe drogë. “Gjatë arrestimit M.M ishte i arrestuar ndërsa u gjetën armë dhe drogë”, ka thënë një burim.
Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.
Përpos vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe pjesëtarë të BIA-s serbe. Disa nga të arrestuarit janë të kërkuar nga INTERPOL-i. Në operacionin e mbrëmshëm janë arrestuar edhe një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë.
“Në aksionin në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, përveç vrasësve me pagesë, janë arrestuar edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb – BIA-s”. Ndërkohë, është njësia elitare e Policisë së Kosovës- FIT, ajo e cila realizoi aksionin.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot