Pesë persona kanë marr lëndime të rënda trupore në katër nga gjithsej 13 aksidente komunikacioni në Shkup në ditën e djeshme.
Në gjashtë aksidente komunikacioni 12 persona kanë marr lëndime të lehta, ndërsa në tre janë shënuar dëme materiale.
Nga MPB njoftojnë se në ditën e djeshme kanë zbuluar dhe sanksionuar një numër të konsiderueshëm të shkelësve të ligjit. 57 vozitës kanë vozitur me shpejtësi më tepër se që është e lejuar, dy vozitës kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, një vozitës është dënuar për sjellje jo të duhur, ndërsa për 13 vozitës të motorëve janë sanksionuar për mos mbajtjes së helmetës. Janë sanksionuar edhe 31 këmbësor që kanë kaluar rrugën në mënyrë jo të rregullt.
Nga komunikacioni janë ç’kyçur edhe pesë vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, tetë vozitës para se ta marrin patentën e shoferit dhe shtatë vozitës fillestar.
Me ndihmën e policisë merimanga ka ngritur 60 vetura të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt./Telegrafi
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...