Kthehen në punë dy policët e dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

07:57 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Zh. J. dhe D.M., për të cilët dyshohej se kishin manipuluar me dëshmitë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sot janë kthyer në punë.

Se atyre u është ndërprerë suspendimi, për kossev ka konfirmuar zëvendëskomandanti rajonal për veri, Besim Hoti.

“Bëhet fjalë për ndërprerjen e suspendimit dhe ata janë kthyer në punë. Kemi marrë urdhrin më 18 korrik dhe ai sot hyn në fuqi”, ka thënë Hoti, transmeton Koha.net.

Zh.J dhe D.M. janë arrestuar më 10 shkurt me dyshimin se kishin manipuluar me dëshmitë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ishin liruar pas dy ditësh.Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme